Rio, notarja shqiptare nuk ia del

10/08/2016 00:00

Notarja shqiptare, Nikol Merizaj nuk arriti të kualifikohej për në gjysmëfinalen e 100 metrave stil i lirë.

18-vjeçarja, e cila stërvitej prej 8 muajsh në Greqi dhe është pjesë e skuadrës së PAOK-ut, e mbylli garën e saj me kohën 59 sekonda e 99 të qindat, duke u renditur e 5-ta në baterinë e saj dhe e 43 në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë, gjë e cila e nderpret këtu aventurën e saj në Rio 2016.

Pas Briken Çaljes dhe Nikol Merizaj, të enjten e ka radhen notari Sidni Hoxha në 50 metra stil i lirë, të shtunën Luiza Gega, e cila do të synojë kualifikimin në finalen e 3000 metrave me pengesa dhe po të shtunen Izmir Smajlaj do të garojë në kërcim së gjati.

Top Channel