SHBA, sulm ndaj policisë në Arkansas, vriten 2 agjentë

10/08/2016 00:00

Një breshëri plumbash është qëlluar ndaj dy agjentëve të policisë në Shtetet e Bashkuara, në kontenë Sebastian të Arkansasit.

Lajmin e ka bërë zyra lokale e sherifit, sipas të cilës autori ka hapur zjarr me një pushkë gjysmëautomatike dhe deri tani policia nuk ka arritur ende ta arrestojë.

Ky është sulmi i tretë që bëhet ndaj forcave të rendit në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të korrikut, në Dallas, një ish-rezervist i marinës amerikane vrau me snajper 5 oficerë në shenjë proteste ndaj vrasjes së të rinjve me ngjyrë nga policia.

Ndërsa më 17 korrik 3 efektivë të tjerë u vranë në lokalitetin Baton Ruzh të Luizianës, nga një person që më pas mbeti i vrarë gjatë operacionit të forcave të rendit për arrestimin e tij.

Top Channel