Kisha do të “bombardojë” me Bibla territoret e ISIS-it

10/08/2016 00:00

Një kishë në Suedi ka lajmëruar se do të hedhë me dron mijëra kopje të Biblës në zonat e Irakut që kontrollohen nga militantët e ISIS-it, në një përpjekje për të “përcjellë shpresën dhe dashurinë e ungjillit”.

Kisha në Upsala ka hedhur poshtë akuzat se këtë gjë e bën për të provokuar, duke thënë se e bën nga “dashuria e pashtershme për njerëzit kudo në botë”.

Ky projekt do të nisë brenda pak javësh dhe mendohet se do të shpërndahen mijëra kopje të Biblës.

Top Channel