ERE, miratim të ndryshimit të pronësisë për asetet mbi 150 mln lekë

10/08/2016 00:00

Enti Rregullator i Energjisë do të miratoje çdo kalim pronësie të aseteve për investimet në energjetikë, duke nisur nga vlera e 150 milionë lekëve ose të 5 megavatëve. Rregullorja që përcakton procedurën ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Ajo vjen si kusht i ligjit të ri për energjinë dhe ligjit për sektorin e gazit natyror.

Kjo rregullore do të zbatohet për të gjithë të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror, të cilët kërkojnë të transferojnë asetet e prodhimit, transmetimit ose shpërndarjes.

Në procedurë përfshihen shitja, dhënia me qira, transferimi, hipotekimi, barra ose çfarëdolloj disponimi tjetër të pajisjeve ose aseteve fikse të të licencuarit, të përdorura për kryerjen e veprimtarisë së prodhimit, transmetimit, shpërndarjes së energjisë elektrike ose të gazit të lëngshëm.

Për transferimin e aseteve të të licencuarve me kapacitet të instaluar nën 1 mË, nuk ka nevojë për miratimin e ERE-s. Po ashtu, nuk ka nevojë për miratimin e ERE-s transferimi i aseteve të të licencuarve që operojnë një linjë të drejtpërdrejtë në sektorin e gazit natyror.

Top Channel