Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se çështja e Kosovës mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij, e cila nuk e njeh shpalljen në mënyrë të njëanshme të Pavarësisë së – siç thotë ai, – krahinës jugore serbe.

Vuçiç ka bërë me dije gjithashtu se, është në interes të stabilitetit rajonal, vazhdimi i dialogut me Prishtinën.

“Në dialog ne do të marrim pjesë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente. Të gjitha marrëveshjet, siç është vepruar edhe më parë, do të vihen në dispozicion të publikut”, është shprehur Vuçiç.

Ai ka shtuar se Serbia do të vazhdojë të jetë e pranishme në institucionet e Kosovës, përmes sistemit të saj arsimor, shëndetësor, të kulturës, si dhe vetëqeverisjes lokale.

Top Channel