Kosovë, Delawie shprehet i zhgënjyer me gazin lotsjellës nga Vetëvendosja

09/08/2016 00:00

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, teksa po qëndron në Prizren tha se, kjo javë ka filluar me medaljen e artë olimpike të Kelmendit, por se është thellësisht i zhgënjyer me atë që ndodhi këtë të martë në Parlament.

“Demokracia nuk duket si gazi lotsjellës. Dhuna e shkatërron demokracinë. Është shkatërrim edhe i asaj që populli i Kosovës synon dhe për të cilën punon”, tha Delawie për RTK.

Top Channel