Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja për tekstet shqip në Luginën e Preshevës

09/08/2016 00:00

Ministri i Arsimit nga Republika e Serbisë, Srgjan Verbiç, si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, kanë nënshkruar këtë të martë marrëveshjen për sigurimin e teksteve shkollore për mësim në gjuhën shqipe.

Zyrtari nga Beogradi ka thënë se ky akt përmbyll një punë të madhe, që ka të bëjë me sigurimin nga ana e shtetit serb “të teksteve shkollore për të gjitha pakicat”, njofton Qeveria e Serbisë.

Në fakt, Republika e Kosovës kishte siguruar tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit në tri komunat e Luginës, por përdorimi i tyre nuk ishte lejuar nga autoritetet shtetërore të Serbisë.

Librat kishin qëndruar për disa muaj në magazinat doganore, për t’u kthyer më pas në Kosovë.

Top Channel