Zgjedhjet, Basha takohet me aleatët. Duka: Pro qeverisë teknike

09/08/2016 00:00

Dy forcat kryesore qeverisëse, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë refuzuar idenë e krijimit të një qeverie teknike, por opozita vazhdon ta ketë atë si projektin e vetëm për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pas një takimi me Lulzim Bashën, kreu i Partisë Agrare, Agron Duka shprehu qëndrimin publik pro qeverisë teknike.

“Duke qenë se ka pakënaqësi në rritje popullore qoftë edhe për shkaqe ekonomike, duke qënë se ka një mosbesim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mendohet që nëse nuk shkohet me qeveri teknike, atëhere do të jetë e vështirë që vota të jetë e lirë dhe që njerëzit të kenë besim që vota që ata hedhin të shkojë aty ku duhet. Kështu që nese bëhet një qeveri teknike, natyrisht me përfshirjen e të gjithë forcave politike qoftë edhe me PS-në, mendohet dhe kështu është realiteti që ka më tepër mundësi që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Duka.

Por edhe nëse nuk ka një rakordim parlamentar për qeverinë teknike, Agron Duka thotë se opozita duhet të bëjë presion me protesta.

“Mendoj që me një reagim popullor mund të arrihet të shkohet në zgjedhje me qeveri teknike”, shtoi Duka.

Top Channel