Notari kanadez i drejton gishtin e mesit babait

09/08/2016 00:00

Për shumë prindër nëse fëmija i tij do t’i drejtonte gishtin e mesit do të ishte tepër shokuese, por jo për babanë e notarit kanadez Santo Condorelli.

Një gjest i tillë, i cili do të habiste këdo, është një rit fatsjellës për 21-vjeçarin Condorelli prej moshës 8-vjeçare.
Dhe ai që ja ka mësuar këtë gjest, ka qenë pikërisht Joseph Condorelli, babai i 21-vjeçarit.

“Ti duhet të fitosh besimin në vetvete dhe duhet të thuash “në djall” gjithë të tjerët”, i ka thënë ai djalit të tij duke shtuar se çdo herë që do të ndodhej para garës do i bënte atij gjestin ofendues dhe ai do ia kthente mbrapsht.

21-vjeçari Condorelli ka notuar për herë të parë në nivel Olimpik pasi u grumbullua nga skuadra kanadeze këtë vit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel