Shkodër, makinë përplas biçikletën, një person në gjendje të rëndë

08/08/2016 00:00

Një person është përplasur goditur fort nga një automjet  rrugor në aksin që lidh Shkodrën me Koplikun.

Nga informacionet paraprake raportohet se viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është goditur nga mjeti tip Benz me targa Sh 9861 D.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të rënda. Ai është shoqëruar menjëherë për në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia është duke hetuar ngjarjen për të zbardhur shkaqet e saj.

Top Channel