Ushtria vazhdon pastrimin e zonave bregdetare të vendit

08/08/2016 00:00

Pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në bregdetin shqiptar, Forcat e Armatosura kanë vijuar për të katërtën ditë radhazi pastrimin e plazheve të jugut me synim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve për të ruajtur mjedisin.

Në aksin Himarë-Borsh u stacionuan forcat komando, të cilët i vizitoi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili ngriti shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit me pushtetin lokal, sa i përket aksioneve të tilla.

Operacioni për pastrimin e vijës bregdetare nga Vlora në Ksamil ka angazhuar rreth 500 forca të këmbësorisë dhe komandos që kanë përdorur në rastin konkret edhe mjetet e rënda të ushtrisë.

Operacioni do të vijojë përgjatë të gjithë muajit gusht.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel