Davidi kundër Goliathit, beteja mes dy qenve

08/08/2016 00:00

Një qenush duket se nuk ka kursyer aspak energjitë e tij në përpjekje për t’i “vjedhur” një copë rrobe nga një qen disa herë më i madh sesa ai.

Pamjet e publikuara në rrjetin social “Facebook” tregojnë qenin e vogël sesi përpiqej papushim t’ia hiqte nga goja përlhurën e copëtuar.

Megjithatë, qeni i madh nuk tregon aspak mëshirë, as dëshirë për të hequr dorë prej saj, ndërsa përpiqej pa aspak mund ta mbante atë me nofullat e tij.

Lehje të shumta dëgjohen gjatë përballjes mes dy qenve, por asnjëri prej tyre nuk dorëzohet…pavarësisht mundësive. Vetëm pak sekonda pas “betejës”, qeni i madh vendos të shtrihet, ndërkohë që i vogli vijon luftën e tij duke bërë të pamundurën.

Edhe kur i madhi duket se lodhet nga përpjekjet e kota të të voglit dhe vendos ta bëjë kokën mënjanë, qenushi shkon sërish nga ana tjetër në tentativën e tij të kotë.

Top Channel