Vlorë, pranga për dhunë në familje 30-vjeçarit

08/08/2016 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar në orët e fundit një person, nën akuzën e ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Ernest Zeqo, 30-vjeç, banues në qytetin jugor.

Sipas burimeve, arrestimi i 30-vjeçarit është kryer në lagjen “Osman Haxhiu”, pas sinjalizimeve të ardhura nga fqinjët e çiftit.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Zeqo ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes për motive të dobëta dhe se kjo e fundit dy vjet më parë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Top Channel