Sarandë, sekuestrohet 68 kg kanabis, në pranga autori

08/08/2016 00:00

Policia e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6823 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis dhe ka vënë në pranga një person.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ajet Lata, 65 vjeç, banues në Gjashtë të Sarandës.

Lënda narkotike u gjet në depon e banesës së 65- vjeçarit e ndarë në 22 pako dhe e mbështjellë me plastmas.

Top Channel