Tiranë, tentativë grabitjeje në bankë; çahet muri pranë kasafortës

08/08/2016 00:00

Në rrugën “Ismail Qmali” në Tiranë, tek selia e një banke private është konstatuar në orët e para të mëngjesit një çarje në murin e godinës, tek dhoma e kasafortës.

Burime policore bëjnë të ditur se çarja kishte përmasat 50 me 30 cme, por nga mbikëqyrja paraprake rezulton se kasaforta nuk është prekur.

Megjithatë priten punonjësit e bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje, apo ka mbetur në tentativë.

Burimet zyrtare shtojnë se, grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre.

Top Channel