Përfundon aventura e Mancinit te Interi

08/08/2016 00:00

Roberto Mancini nuk është më trajneri i Interit. Tekniku ka firmosur prishjen e kontratës pak pas mesnatës dhe do të marrë edhe një dëmshpërblim prej 2.5 milionë eurosh nga klubi zikaltër. Në vend të tij holandezi Frank De Boer, i cili do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me 1.5-2 milionë euro në sezon.

Ndarja e Interit nga Mancini ka ardhur si pasojë e ofertës së re që ju bë trajnerit italian. Sipas “Corriere dello Sport”, në rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2019 parashikohej që Mancini nuk do të kishte asnjë rol në merkato dhe gjobë nëse nuk arrihej renditja në një nga tre vendet e para.

Në këto kushte, Mancini nuk ka pranuar dhe ka vendosur, së bashku me klubin, që të përfundojë aventurën e tij të dytë me zikaltërit.

Top Channel