Shkëlqen sërish Jahmir Hyka, dy gola ndaj Bazelit të Xhakës

07/08/2016 00:00

Edhe në javën e 3-të të kampionatin zvicerian ku Luzerni priste kampionet e Baselit, 28-vjeçari Jahmir Hyka ishte protagonist kryesor për skuadrën e tij duke shënuar 2 gola, por që nuk mjaftuan për t’i dhënë të paktën një pikë skuadrës se tij.

Të parët që kaluan në avantazh kanë qenë miqtë me anë të Marek Sushi në minutën e 4-të, ndërsa reagimi i vendasve erdhi në minutën e 18 me një goditje të fortë të Hykës nga brenda zonës që shfrytëzoi mirë një asist të marre nga Greter.

12 minuta me pas, ishte serish Hyka që me një diagonale perfekte ndezi atmosferën në stadiumin Swispor Arena duke i dhëne shpresa skuadrës së tij për një fitore te mundshme ndaj Bazelit deri ne minutën e 70 kur erdhën dy gola të Mark Jankos që vulosen përfundimisht fitoren në transfertën e Luzernës në shifrat 2-3.

Kështu me këtë fitore, Bazeli i Taulant Xhakës ngjitet i vetëm në krye me 9 pikë, ndërsa Luzerna e ndjek në vendin 2 me 6 pikë.

Loja e mirë që po zhvillon me Luzernen, ra në sy edhe të mediave zviceriane, ku e përditshmja Blik i kushtoi një artikull të veçantë me titullin: “Besimtari Musliman dhe një shembull i mirë për të huajt në Zvicër. Perse Jahmiri është kaq në forme?”, Ishte titulli i Blik në mëngjesin e së dielës, duke paraprirë ne një farë mënyre show e tij të radhës ndaj Bazelit ku mesfushori shqiptar ishte shpresa më e madhe për të besuarit e Markus Babel ndaj kampioneve te Zvicrës.

Top Channel