Derinkuyu, qyteti i nëndheshëm 3000-vjeçar

07/08/2016 00:00

Janë 13 kate që zbresin në nëntokë, me sistem ventilimi dhe me rreth pesëmbëdhjetë mijë degë që çojnë ajrin edhe në nivelet më të thella. Por ajo që është më e pabesueshme, mbetet fakti se në qytetin e nëndheshëm mund të jetojnë rreth 20 mijë njerëz.

Në vitin 1963, një rikonstruksion i thjeshtë në qytetin Derinkuyu të Turqisë çoi në zbulimin e pabesueshëm. Portën e gurit që të çonte në një shpellë dhe që të udhëhiqte drejt një qyteti nëntokësor, mijëra vjet i vjetër dhe rreth 85 metra i thellë.

Qyteti ka përfituar nga prania e një lumit të nëndheshëm dhe puset e ujit. Ishte një qytet i vogël që plotësonte pjesën më të madhe të nevojave të komunitetit, që akoma edhe sot mahnit studiuesit dhe shkencëtarët.

Ndërtimi i një qyteti si Derinkuyu, do të ishte një gjë e zakonshme në kohët moderne, duke përdorur edhe pajisjet më të sofistikuara. Por të mendosh që një vepër e tillë është realizuar në një epokë shumë të largët, është e mahnitshme, e krahasueshme vetëm me piramidat e Egjiptit.

Sipas shumë arkeologëve dhe studiuesve, Derinkuyu ka gjasa të ketë shërbyes si një strehim i përkohshëm gjatë pushtimit dhe se qyteti është ndërtuar rreth 800 para erës sonë nga Phrygians, një popull i Epokës së Bronzit lidhur me Trojanët.

Disa të tjerë besojnë se është ndërtuar nga Hitejtë, njerëzit luftëtar të përmendur edhe në Bibël dhe që kishin lulëzuar qindra vjet më parë. Por është e mundur që qyteti nëntokësore të jetë edhe më i vjetër? Sipas teoricienëve të “Astronautët e Lashtë “,  qyteti është ndoshta disa mijëra vjeçar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel