“Mbrojtësit” e lopëve, në petkun e shenjtit, shkaktarë të dhunës në Indi

07/08/2016 00:00

Kryeministri indian Narendra Modi kritikoi njerëzit që shtiren si mbrojtës të lopëve, një kafshë që konsiderohet e shenjtë nga hindutë.

Modi, vetë një hindu nacionalist, tha se njerëz të tillë e zemërojnë dhe ata duhet të përgjigjen për dhunën që kanë shkaktuar e sulmet e tyre duhen hetuar.

Kryeministri indian u kritikua pasi nuk reagoi ndaj fshikullimit publik të disa njerëzve nga kasat e ulta nga duart e aktivistëve që thonë se mbrojnë lopët. Ata thanë se njerëzit që i përkisnin kastës Dalit kishin lënduar lopët dhe për këtë u ndëshkuan. në korrik, në një situatë të ngjashme, dy femra myslimanë u rrahën nga aktivistët për mbrojtjen e lopëve, pasi u akuzuan se kishin blerë mish lope.

Por kryeministri Modi tha se do t’i kërkojë autoriteteve lokale që të hetojnë raste dhune të tilla. Sipas tij, shumica e njerëzve që pretendojnë se mbrojë lopët, thjesht justifikohen kështu për të mbuluar aktivitetet e tyre antisociale.

Kryeministri shtoi se sjellja të tilla nuk mund të lejohen në Indinë që pretendon të përparojë dhe të jetë mes fuqive globale. Analistët mendojnë se Modi nuk kishte përmendur këto raste deri tani për të mos zemëruar votuesit hindu, por duket se shtimi i kritikave ka bërë që kryeministri të flasë.

Top Channel