Rio 2016, Majlinda “hakmerret” dhe kalon në gjysmëfinale

07/08/2016 00:00

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi i afrohet medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rio 2016.

Kosovarja mundi në çerekfinale Christianne Legentil duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Legentil e kishte eliminuar më parë Kelmendin në Olimpiadën e Londrës në 2012.

Në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpik Majlinda Kelmendi do të përballet me xhudisten japoneze Misato Nakamura, e cila eliminoi në çerekfinale xhudisten ruse Natalia Kuziutina.

Top Channel