Maqedonia po vuan pasojat e rënda të mbrëmjes së të shtunës, ku vendi u përfshi nga shira të dendur. Moti i keq ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale në Shkup, por edhe ne zonat përreth.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Stajkovçi, Smillkovçi,  Haraçina dhe në zonën më të dëmtuar e cila është ajo e Hasanbegut.

Trupat e viktimave u gjetën mëngjesin e të dielës, pasi stuhia përfundoi, megjithëse dhjetëra persona vijojnë të jenë të humbur.

Burime pranë ministrisë së brendshme maqedonase thonë se më i riu që humbi jetën nga përmbytjet është një 2 vjeçar nga zona e Hasanbegut.  raportohet se në disa zona, niveli i ujit ka arritur lartësinë 2 metra duke mbuluar automjete dhe shtëpi.

Shumë banesa mbeten të përmbytura dhe pa energji elektrike; ndërsa disa të tjera janë shembur plotësisht.

Në mbledhjen emergjente të bashkisë se Shkupit , u mor vendimi  që familjet e viktimave të dëmshpërblehen me 3 mijë euro. Ndërsa paralelisht është ngritur Komisioni për vlerësimin e dëmeve materiale.  Shtabi i emergjencave civile u mblodh menjëherë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 15 ditët e ardhshme.

Presidenti Ivanov sëbashku me kryetarin e bashkisë Koce Trajanovski vizituan zonat e përmbytura.  

Për t’i ardhur në ndihmë situatës së renduar në vend, Presidenti Ivanov dërgoi  ushtrinë në zonat të cilat cilësohen me gjenden me situatën me kritike.
Me Maqedoninë u solidarizua edhe kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kreu i opozitës Lulzim Basha të cilët shprehën keqardhje dhe solidaritet me përmbytjet që kanë përfshirë Maqedoninë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel