Sarandë, gjendet i pajetë trupi i një norvegjezeje në hotel

07/08/2016 00:00

Mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 9:35, në një hotel të Sarandës është gjetur trupi i pajetë i një shtetaseje të huaj.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe e kanë identifikuar viktimën me inicialet B.F., 57 vjeç, nga Norvegjia.

Nga sa bëhet e ditur nga policia, paraprakisht dyshohet për një vdekje për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, apo dëmtime të tjera.

Shtetësja norvegjeze ka qenë duke pushuar në Sarandë së bashku me familjen e saj. Ndërkaq, policia po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Top Channel