Siri, rebelët thyejnë rrethimin disajavor të forcave qeveritare në Aleppo

07/08/2016 00:00

Fraksione të rebelëve në Siri kanë mundur të thyejnë rrethimin disajavor të forcave qeveritare në Aleppo, teksa ky lajm është shoqëruar me skena gëzimi nga sirianë të shumtë në qytetin kritik verior.

Burime nga pranë forcave besnike të Assadit refuzojnë të pranojnë se janë bërë mënjanë, ndërsa thanë se kishin zmbrapsur rebelët nga një bazë artilerie të rëndë.

Grupe të aktivistëve opozitarë me seli në Britani kanë thënë se rebelët kanë arritur me të vërtetë të lidhen me kolegët e tyre në Aleppon lindore. E megjithatë, rebelët deri më tani kanë dështuar të krijojnë një rrugëdalje sigurie.

Mes koalicionit të rebelëve përfshihet edhe një grup i lidhur me al-Qaedën. Forcat qeveritare arritën të ndërprisnin rrugët kryesore të furnizimit të rebelëve në Aleppo që prej korrikut, ndërkohë që rreth 250 mijë njerëz jetuan gjatë gjithë kësaj kohe nën rrethim dhe luftime të përgjakshme.

Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, një shërbim informativ opozitar me seli në Londër, tha se rebelët kanë thyer rrethimit, por rrugëdalja e sigurt përballë forcave qeveritare ende nuk është përcaktuar plotësisht.

Të premten, grupet e rebelëve mësynë një bazë artilerie të rëndë në qytet. Ushtria siriane nga ana e saj tha se i kishte zmbrapsur ata dhe kishte shuar rrezikun e atij sulmi, madje edhe se u kishte shkaktuar humbje të mëdha rebelëve.

Top Channel