Gjykata, 20 ditë burg Fatmir Kuçit. Ambasada ruse ndjek seancën

06/08/2016 00:00

Gjykata e Vlorës dha të shtunë masën e sigurisë arrest me 20 ditë burg për Fatmir Kuçin, biznesmenin e arrestuar për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të turistit rus në plazhin e Himarës.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u mbajt në Spitalin e Vlorës ku ai është shtruar prej së premtes. Prokurori i çështjes Arjan Xhaferraj kërkoi 30 ditë burg, ndërsa gjyqtarja Atalanta Zeqiraj vendosi masën 20 ditë.

Prokurori argumentoi kërkesën për 1 muaj burg, pasi tha se gjatë kësaj periudhe priten aktet e ekspertimit mjekoligjor, këqyrja dhe marrjen e të dhënave nga pajisja GPS mbi lëvizjen e mjetit lundrues, këqyrjet e imtësishme të mjeteve lundruese dhe vetë viktimës, si dhe pyetja e dëshmitarëve të tjerë mbi ngjarjen.

Ndërkohë procesin po e ndjekin edhe përfaqësues të Ambasadës ruse në Tiranë.

Top Channel