Akciza, rriten zhdoganimet

06/08/2016 00:00

Për 5-mujorin të gjitha mallrat e akcizës kanë shënuar rritje të sasisë së zhdoganuar. Sipas shifrave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave krahasur me një vit më parë sasia e karburanteve të zhdoganuara ka pësuar një rritje prej rreth 80.266 ton, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Taksat e karburanteve zë një peshë të konsiderueshme në mbledhjen e të ardhurave duke përbërë 24% të totalit.
 
Me shtim të sasisë së zhdoganuar janë edhe cigaret që për herë të parë pas katër vitesh rrikthehen me rritje. Në total për 5-mujorin janë importuar 1 mijë e 77 ton cigare me rreth 450 ton më shumë se 5-mujori i 2015.

E njëjta gjë vlen edhe për birrën e zhdoganuar që, e cila jo vetëm rikthehet me rritje pas disa vitesh, por në krahasim me vitin 2015 ka dyfishim të zhdoganimeve nga 5 milionë e 300 mijë litra, në 10 milionë e 600 mijë litra.

Po ashtu, rritje të sasisë së importuar ka edhe kafeja. Sipas statistikave zyrtare, për 5-mujorin u importuan 3,595 ton kafe, gati 900 ton më shumë se në vitin 2015.

Top Channel