Hauai nuk tërheq turistë vetëm për plazhet, rërën e pastër dhe kulturën e banorëve vendas, por tërheq edhe për shkak të vullkaneve.

Grupi i ishujve është i njohur për numrin e lartë vullkaneve që shpërthejnë herë pas herë në sipërfaqen e tokës dhe nën ujë.

Por shpërthimi në kraterin Kilauea në ishullin  më të madh të Hauajeve, ishte më spektakolari. Llava dhuron një “buzëqeshje” në zgjim. Ajo formon dy pika të kuqe, ose sytë dhe më pas një vijë të harkuar për të kompletuar buzëqeshjen.

Kjo ishte vetëm përshëndetja, pasi më pas llava bie në ujë për të dhuruar një tjetër spektakël.

Top Channel