Elbasan, kanos me thikë kamarierin 16-vjeçar; arrestohet 27-vjeçari

06/08/2016 09:50

Një 27-vjeçar banues në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me thikë kamarierin e një lokali.

Elton Roçi u vu në pranga pasi në lagjen “Kala” ka kanosur kamarierin 16-vjeçar me iniciale A.S.

Policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë.

Top Channel