Zjarr në Francë, humbin jetën 13 persona

06/08/2016 00:00

Të paktën 13 persona kanë ndërruar jetë dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një zjarr në një lokal në Rouen, në veri të Francës.

Mbeten ende të paqartë shkaqet e rënies së zjarrit që u mori jetën 13 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të rinj që po festonin ditëlindjen e një mikut të tyre.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët.

Raportohet se policia e cila ndodhet gjithashtu në vendngjarje ka nisur edhe një hetim për të gjetur edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, për të cilën disa media raportojnë se ka pasur edhe një shpërthim.

Top Channel