PD dënon ashpër sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

05/08/2016 00:00

Mbrëmjen e së premtes, thuajse 24 orë pas ngjarjes së shënuar në Prishtinë, ka reaguar edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila ka dënuar ashpërsisht sulmin me armë ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sipas asaj që thuhet në reagimin e PD-së, “akte të tilla të papranueshme dëmtojnë interesat e Kosovës dhe interesat kombëtare, duke çuar ujë në mullinjtë e kundërshtarëve të integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës”.

Partia Demokratike thekson më tej se qëndron me vendosmëri në krah të qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës.

Top Channel