Meta dënon sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

05/08/2016 00:00

Edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari shqiptar ka deklaruar se “dënon me forcë aktin e rëndë, të papërgjegjshëm dhe që nuk i shërben imazhit të Kosovës dhe integrimit të saj euro-atlantik.

“Shpreh solidaritetin tim më të thellë me Kuvendin e Kosovës, institucionet legjitime të vendit dhe popullin e mbarë Kosovës që akte të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thotë ai.

Top Channel