Hera-herës, del ndonjë gjeni me shpikje revolucionare që na ndryshon mënyrën e jetës me shpikje si printimi, makinat, televizioni, iPhone dhe…Pokemon Go.

Kjo e fundit pa frikë është në rrugën e revolucionarizimit të sektorit të lojërave online dhe në mbarë botën janë me miliona personat që janë të fiksuar pas saj.

Nëpër qendra të mëdha urbane është e pamundur të mos hasësh aspirantë për Pokemaster në kërkim ‘të gjahut të radhës’. Por a e keni menduar ndonjëherë realitetin përmbys?

Një grup të rinjsh “Poke-kurth-ngritës” në Bazël të Zvicrës e kanë bërë. Ata kanë postuar në kanelin e tyre në Youtube një video komike të titulluar “The Revenge” , ose shqip “Hakmarrja”.

Nga titulli i videos kuptohet që të rinjtë, të veshur si Pikachu, ‘gjuajnë’ njerëzit duke i goditur me “Pokeballs”.  

Top Channel