Berlusconi ikën, historia mbetet (Foto)

05/08/2016 00:00

Silvio Berlusconi, ish-president dhe padron i kuqezinjve të Milanit për mbi 30 vite, ka vendosur të shesë më në fund ekipin dhe akordi është arritur në Sardenjë, për një shumë prej 700-740 milionë euro.

Megjithatë, pavarësisht pronarëve të rinj kinezë, Berlusconi sërish do të ketë një vend të rëndësishëm: atë të presidentit të nderit të Milanit.

Epoka e tij e lavdishme mund të ketë shënuar sot fundin, por gjithçka e arritur – dhe bëhet fjalë për jo pak, por 28 trofe të fituara nën drejtimin e tij, – mbeten në histori…në kërkim të ripërsëritjes!

FOTO GALERI
1/49

Top Channel