Londra do të bëhet qyteti i dytë me një bar-kafe ku në menu, përveç produkteve të kafesë, do të ketë edhe një shërbim të veçantë.

Kompania e eskortave, BumPix ka bërë publike synimet për të hapur një ambient ku klientët, përveç shijimit të një filxhani me kafe, u ofrohet edhe seksi oral, sigurish kundrejt një çmimi të caktuar.

“Jemi duke punuar për të përmbyllur detajet për të gjetur ambientin e duhur në lagjen e duhur. Sigurisht, jemi duke e bërë këtë në mënyrë krejtësisht të ligjshme dhe në bashkëpunim me autoritetet”, thotë kompania.

Si do të funksionojë? Klientët mund të përzgjedhin eskortën përmes një iPad-i që do t’u sigurohet nga lokali dhe pas kësaj menjëherë me kafen mbërrin edhe shërbimi ekstra, ose ose, nëse dikush dëshiron; mund t’i ketë edhe që të dyja njëkohësisht, edhe kafen, edhe…

Nëse do të realizohet, ky do të ishte ambienti i dytë i këtij lloji, pas “Fellatio Caffe”, që pritet të hapet në fund të vitit në Gjenevë të Zvicrës.

Top Channel