Martina Hingis, pjesë e “Rio 2016”

05/08/2016 00:00

Martina Hingis ka deklaruar ditën e enjte se do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rios dhe kjo është Olimpiada e saj e parë që pas asaj të vitit 1996.

Në Atlanta, Hingis humbi në raundin e dytë sa i përket ndeshjeve individuale dhe në ndeshjet dyshe u eliminua në çerekfinale.

Këtë sezon Hingis do të jetë në skuadër bashkë me Timea Bacsinszky në ndeshjet dyshe për femra.

Sa i përket titujve Grand Slam, Hingis ka fituar 5 tituj, 11 ndeshje dyshe dhe 5 të miksuara. Gjithsesi pjesëmarrja e saj në këtë Olimpiadë ka objektivin e vetëm, medaljen.

Top Channel