Darka zyrtare e “Rio 2016”, të ftuar krerë shtetesh

05/08/2016 00:00

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomash Bach, një ditë përpara ceremonisë zyrtare të fillimit të Lojërave Olimpike, ka pritur në një darkë zyrtare përfaqësuesit qeveritarë të shteteve pjesëmarrëse dhe presidentët e komiteteve olimpike.

Mes drejtuesve të shteteve, ra në sy prania e presidentit francez François Hollande, zv.kryeministres kineze Liu Yandong dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.

Lojërat Olimpike startojnë zyrtarisht me ceremoninë hapëse e cila do të fillojë rreth orës 01:00 të mëngjesit së të shtunës në stadiumin “Marakana” të Rio de Zhaneiros.

Top Channel