Zyrtare: Milani shitet te një tjetër grup kinez

05/08/2016 00:00

Pas 30 vitesh në krye, Silvio Berlusconi ka shitur Milanin. Mediat italiane flasin për një marrëveshje të arritur më në fund mes Fininvestit, pronare e 99.93% të aksioneve të klubit kuqezi dhe një grupi investitorësh kinezë që do të paguajnë 740 milionë euro (përfshirë 220 milionë euro borxhe) për të blerë të gjitha aksionet e klubit 7 herë fitues të Ligës së Kampionëve.

Firmat do të vijnë më vonë gjatë ditës, ndërsa kalimi përfundimtar i klubit te pronarët e rinj do të bëhet nga fundi i vitit.

Një surprizë kjo marrëveshje, pasi Milanin nuk po e blejnë investitorët të cilët kishin disa muaj në negociata, por një grup i ri i përfaqësuar nga menaxheri Yonghong Li. Nga sot, merkatoja e bllokuar e Milanit do të kalojë në duart e grupit Sino-Europe Investment Management Changxing.

Top Channel