“Dua të fitoj medaljen e artë në seks”

05/08/2016 00:00

Rreth 12 mijë vajza eskortë po e presin me padurim fillimin e Lojërave Olimpike. Juliana,që ndryshe nga klientët njihet si “Bruna”, thotë se Olimpiada është një mundësi që vjen një herë në jetë pasi mund të bësh shumë para por edhe të gjesh fatin e jetës.

23-vjeçarja kërkon që të fitojë medaljen e artë në seks. “Atletët vijnë në qytetin tim për të fituar medaljen e artë në Olimpiadë, por dua që edhe unë në fund të kem një të artë në xhepin tim për shërbimet që ofroj, edhe pse ka shumë konkurrencë”, tha ajo.

E pyetur nëse shqetësohet nëse oficerët e policisë do t’i hapin probleme, ajo ka një përgjigje: “Të shqetësohem? Pse? Edhe ata i kam klientë”, tregon 23-vjeçarja.

Ajo thotë se ka shumë vajza eskortë në Brazil, pasi është një mundësi për të fituar para. Juliana nuk di gjuhë të huaja, edhe anglishtja e saj është shumë e dobët, por kjo nuk është problem.

“Klientët nuk më paguajnë që të flas, kështu që anglishtja ime nuk përbën problem”, thotë ajo. 23-vjeçarja paguhet 100 dollarë ora, ndërsa tregon se një herë është paguar 2000 dollarë nata.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel