Sherr për pronën në Burrel, vdes 58-vjeçari

05/08/2016 10:00

Policia ka arrestuar 73-vjeçarin Demir Pali dhe 27-vjeçarin Florian Pali, babë e bir, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, gjatë një konflikti verbal për motive pronësie mes tyre dhe shtetasit Qamil Pali, 58 vjeç, në konflikt e sipër ky shtetas ka rënë pa ndjenja në tokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar dhe shkakun e humbjes së jetës së shtetasit 58-vjeçar.

Babë e bir akuzohen për vrasje nga pakujdesia.

Top Channel