Asgjësohen 7 410 bimë kanabis në Kurvelesh dhe Memaliaj

05/08/2016 09:40

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 7410 bimë kanabis sativa në Tepelenë dhe në Memaliaj.

Në Kurvelesh të Tepelenës, në vendin e quajtur “Përroi i Kaurit” dhe “Përroi i Pishave” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4710 bimë narkotike. Si dhe në fshatin Kalivaç të Memaliajt, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Rëza” dhe “Xana”, u gjetën dhe u asgjësuan në total 2700 bimë kanabis.

Asgjësimi i bimëve u bë në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel