France, rrugët “përmbyten” nga vera

05/08/2016 00:00

Si shenjë proteste ndaj verës së lirë të importuar në Francë, prodhuesit e verës në Sete të Francës, pranë Montpelie, kanë derdhur 50.000 litra verë në rrugë duke krijuar idenë e një përmbytje.

Por ky “sulm” nuk ka pasur shumë pasoja pasi gjithçka është pastruar për rreth 30 minuta pas ndërhyrjes së autoriteteve, të cilat bënë të mundur largimin e verës nga rruga.

Franca është një nga vendet më të mëdha të verës, madje disa prodhues kanë pasur avantazhin që të rrisin çmimet dhe kërkesat për disa verëra prestigjioze nga Burgundy dhe Bordo

FOTO GALERI
1/6

Top Channel