Marrëveshja “Fulbright”, Veseli uron të rinjtë kosovarë

04/08/2016 00:00

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka uruar këtë të enjte të rinjtë e Kosovës, pas kalimit të marrëveshjes “Fulbright” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Veseli ka thënë se studentët kosovarë do të kenë tashmë mundësi të studiojnë në universitetet më prestigjioze amerikane, përmes bursave, gjatë 5 viteve të ardhshme, falë marrëveshjes “Fulbright” të arritur mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ja postimi i plotë:

“Urime të rinjve tanë! Fulbright kaloi. Studentët dhe studiuesit tanë do të kenë mundësi të studiojnë në universitetet më prestigjioze amerikane, përmes bursave gjatë pesë viteve të ardhshme, falë marrëveshjes Fulbright mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje do të thotë shumë për bashkëpunimin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të rinjtë tanë, të cilët pas shkollimit kthehen dhe japin kontribut në shtetndërtimin e Kosovës”.

Top Channel