Europa League, Shkëndija në “play-off”

04/08/2016 00:00

Partizani nuk do të jetë skuadra e vetme shqiptare që do të synojë të luajë në fazën e grupeve të Europa Leagues, pasi edhe Shkëndija e Tetovës arriti të kualifikohet në fazën e “play-off”-it të këtij kompeticioni.

Kuqezinjtë u mundën minimalisht 1-0 në Çeki ndaj Mlada Boleslav, por fitorja 2-0 në Tetovë një jaë më parë e bëri të pavlefshme atë të sotmen, duke bërë që tetovarët të vazhdojnë më tutje.

Në të vërtetë, Shkëndija arriti të ruajë rezultatin dhe vetëm në minutën e 82, Magera shfrytëzon një krosim në zonë të Kudelas për të çuar me kokë topin në rrjetën e Zahov.

Në minutat e mbeura, Shkëndija u tregua e përqendruar, ashtu siç ishte gjatë gjithë takimit, dhe falë mbështetjës së madhe të “Ballistave” arriti që në fund të festojë edhe kualifikimin.

Top Channel