Kosovë, Kuvendi nuk arrin të votojë projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve

04/08/2016 00:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shqyrtuan në parim projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve, mirëpo në mungesë të kuorumit nuk arritën ta votojnë atë.

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve garanton themelimin e Këshillit për mbrojtjen e tyre. Ligji po ashtu parandalon diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve.

Grupet parlamentare të PDK-së dhe LDK-së përkrahën këtë projektligj, kurse grupi parlamentar i VV-së thotë se do të abstenojnë në votimin e tij, pasi ata vlerësojnë se ligji nuk është parandalues por dëshirues.

Deri tani Kosova nuk ka pasur një ligj, që të rregullojë të drejtat e fëmijëve.

Top Channel