Trump: Republikanët, jo të ndarë. Uniteti, më i fortë se kurrë

04/08/2016 00:00

Donald Trump ka hedhur poshtë zërat se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet në fushatën e tij. Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, nëpërmjet një statusi në “Tëitter” është shprehur se, uniteti brenda kampit politik është ndoshta edhe më i madh se kurrë më parë.

Por realiteti nuk tregon kështu. Së fundmi, edhe kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Reince Priebus vuri në dyshim votën e tij për miliarderin Trump. Retorika e ashpër me prindërit e një ushtari mysliman amerikan të vrarë, refuzimi i mbështetjes ndaj republikanëve Paul Ryan dhe John McCain, po ashtu edhe teoria se zgjedhjet e nëntorit janë të manipuluara, duket se i kanë ulur pikë Donald Trump.

Megjithatë, kriza e ditëve të fundit të fushatës së tij nuk është e pashembullt. Miliarderi përjetoi një periudhë të ngjashme të këtyre lloj polemikave në qershor, menjëherë pas marrjes së nominimit zyrtar republikan, e po ashtu është ndeshur prej fillimit të kandidaturës së tij me zëra skeptikë që nuk kanë besim tek aftësia e Donald Trump për të qenë president.

Edhe pse në avantazh me thuajse 9% në sondazhet e fundit, edhe Hillary Clinton është sulmuar ditët e fundit. Një dokumentar i titulluar “Amerika e Hillarysë: Historia sekrete e Partisë Demokratike”, me regjisor Dinesh D’Souza kritikon rolin e Clintonit si Sekretare Shteti. Sigusisht që njeriu, i cili është bërë edhe fansi më i madh i dokumentarit që zgjat afërsisht dy orë, është Donald Trump.

Top Channel