Mullinjtë me ujë kanë qenë një nga shpikjet më të rëndësishme të njerëzimit dhe që i kanë shërbyer atij për një kohë të gjatë. Tashmë që teknologjia ka avancuar, ata janë zëvendësuar nga mullinjtë elektrikë, më të shpejtë dhe me kapacitete të mëdha.

Por gjen ende fshatra të cilat ruajnë traditën. Mulliri me ujë i ndërtuar qindra vite më parë në Shushicë të Elbasanit vazhdon të ruhet me fanatizën nga mullixhiu Osman Beqiri. Ai ka shumë pak punë, por nuk pranon të heqë dorë nga tradita që i kanë lënë të parët.

Osman Beqiri tregon se mielli i bluar në mullirin me ujë i jep shijen e vërtetë bukës pasi nuk e djeg grurin. Ai madje thotë se bluarja në mullinjtë eletrikë sjell pasoja për shëndetin, ndërsa kjo është një mënyrë krej natyrale. Vetëm ata që e njohin shijen e vërtëtë të bukës vijnë edhe nga qytete të largëta për të bluar në këtë mulli.

Mullixhiu i fshatit Shushicë ka edhe një arsye të fortë për të ruajtur mullirin e tij. Ai thotë se në raste të mungesës së energjisë elektrike, apo më keq akoma, në raste luftërash, mulliri me ujë do të shërbejë për të ushqyer njerëzimin.

Top Channel