Shkëlqen Ermonela Jaho

04/08/2016 00:00

Mbretëreshën e  skenës së “Choregies d’Orange”, e kanë cilësuar kritikët francezë performancën e shkëlqyer të sapranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila solli për publikun mbrëmjen e 3 gushtit Traviatën, operan më të famshme të Guiseppe Verdit.

Jaho rikthehet në këtë skenë pas interpetimit të Madame Buterfly në çelje të këtij festivali, performanca të cilat janë transmetuar ‘live’ nga televizionet franceze.

Jaho shfaqet në këtë opera krah legjendës operistike Placido Domingo, për të cilin edhe më herët ka shprehur mirënjohje, përmes postimeve që ka ndarë me publikun në profilin e saj social.

 ‘Traviata’ do të ringjitet në skenën e “Choregie D’Orange” mbrëmjen e 6 gushtit, ku Ermonela Jaho do të interpretojë sërish Violetën para 8 mijë spektatorëve.

Top Channel