Një tjetër pushues ka humbur jetën teksa po lahej në det. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në plazhin e Golemit. Viktima i identifikuar si Mehdi Ndreu, 82 vjeç nga Elbasani, është futur në det për t’u larë, po nuk ka mundur të dalë.

Megjithë ndihmën e parë të dhënë nga pushuesit, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar një infarkt ndërsa po lahej, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë konkretisht shkakun e vdekjes.

Ndërkaq, mungesa e rojeve të plazhit të cilat mund të ndërhyjnë kur shohin pushues në vështirësi në det dhe të ofrojnë ndihmë të parë të specializuar vazhdon të mbetet problem në të gjitha plazhet e Adriatikut.

Top Channel