Jeta e të dashurit me partneren me dy vagina

04/08/2016 00:00

Një muaj pasi kishin nisur të shoqëroheshin me njëri-tjetrin, vajza u detyrua t’i tregonte të vërtetën. “Kam diçka ndryshe nga vajzat e tjera”, i tha ajo.

Kur i tha këtë, djali nuk e mendoi se ajo e kishte fjalën për vaginën, ose më saktë për vaginat. Ajo kishte lindur me dy të tilla.

Çifti, që preferon të mbetet anonim, doli në rrjetet sociale për të folur, për të hapur një diskutim të sikletshëm; jetën e tyre intime.

Në Reddit, përdoruesi i njohur si  “twicethefun” iu përgjigj pyetjeve të përdoruesve të tjerë dhe kur bëhet fjalë për internetin, pyetjet nuk janë të thjeshta.

“Çfarë preferon më shumë, katër gjokse apo dy vagina?”, ishte njëra prej tyre.

“Preferoj dy vagina dhe dy gjokse”, ishte përgjigjia e menjëhershme.

Në fakt, biseda është e hershme, daton që prej vitit 2013, por është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në rrjetin social për shkak të “interesimit” të madh të përdoruesve. 3 vite më parë, ishte vajza që u përgjigjej pyetjeve përmes llogarisë së saj të regjistruar me emrin “nurseryRN”.

Ajo thotë se e ka marrë vesh në moshën 16-vjeçare që kishte dy vagina dhe se po në të njëjtën kohë mjekët i kanë thënë se mund të ngelë shtatzënë me të dyja.

Top Channel