Arrestohet autori i vrasjes së turistit në Himarë

04/08/2016 09:20

Policia ka arrestuar në flagrancë për vrasje nga pakujdesia shtetasin Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan, i cili i mori jetën me një mjet lundrues një turisti rus që ishte duke notuar jo shumë larg bregut, në Livadh të Himarës.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 11:00. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin rus, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra në spitalin e Himarës.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçit.

Top Channel