Barcelona, poker golash Leicesterit
04/08/2016 00:00
Gjashtë gola, tre prej të cilëve spektakolarë, dhe një shfaqje e jashtëzakonshme në “Friends Arena” mes Barcelonës dhe Leicesterit, që përfundoi me fitoren e katalanasve 4-2.
Një nga ndeshjet më interesante të “International Champions Cup”, ku djemtë e Luis Enriques fituan falë golave të Munir (2), Suarez dhe 17-vjeçarit Mujica.
Provë shumë e mirë për Musa të Leicesterit, i cili shënoi një dygolësh fantastik.
Top Channel